Pas divorcit, këngëtarja e njohur paditet nga ish-vjehrri

Pas divorcit, këngëtarja e njohur paditet nga ish-vjehrri

20:31, 30/09/2020

Pas divorcit nga bashkëshorti, Kelly Clarkson mësohet të jetë paditur nga ish-vjehrri. 

Kelly dhe partneri i saj Brandon Blackstock i dhanë fund martesës këtë verë, pa e ditur se situata do të nderlikohej.

Ish-vjehrri Narvel Blackstock është drejtuesi në kompaninë e menaxhimit të saj. Sipas "Variety", kompania e drejtuar prej tij pretendon që këngëtarja i ka borxh atyre komisione që shkojnë në vlerën e 1.4 milionë dollarëve dhe se deri në fund të këtij viti, borxhi do t'i shkojë deri në 5.4 milionë dollarë.

Kompania "Starstruck" ka menaxhuar këngëtaren për 12 vite, duke e kthyer atë në një yll.

"E ka ndihmuar atë të arrijë sukses në albumet e saj, në çmimet Grammy apo të marrë role të rëndësishme në televizion, si përshembull "The Voice", apo në vetë programin e saj.

Pavarësisht kësaj, ajo pretendon të mos paguajë më për çfarë i ka borxh kësaj kompanie."- shkruhet në akuzën kundrejt saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco