E ka me Stresin? Keisi i “urren” këto lloj telefonatash

E ka me Stresin? Keisi i “urren” këto lloj telefonatash

19:18, 30/09/2020

Ata të dy, u ndanë pas sherrit të bujshëm që një pjesë të tij e pamë në rrjetet sociale.

Në një moment kur u tha se Keisi po dilte në takim me një djalë tjetër, reperi reagoi përmes rrjeteve sociale.

I menjëhershëm ishte reagimi i Keisit e cila në një moment shkruante: “Të tjerët janë të martuar e kapen në hotel me femër tjetër”. 

E sigurisht që Stresi nuk mund ta linte me aq dhe vendosi që t’i mohonte ato, duke i quajti të gjitha trillime.

Por tashmë nuk e dimë ç'po ndodh mes tyre, pasi Keisi ka publikuar në Instagram, një foto ku shihet teksa flet me dikë, por fytyra e personit me të cilin po flet nuk duket.

Kaq ka mjaftuar, që të gjithë të mendojnë se ajo po flet me reperin. 

Kjo pasi bisedat e vetme që ajo publikon janë me bashkëshortin (vlen të theksojmë se janë ende të martuar). 

Keisi ka shkruar krahas fotos se i urren këto lloj telefonatash kur personi tjetër nuk tregon fytyrën, por mos ndoshta Keisi po përpiqet të tregojë më shumë se kaq? 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco