Dafina 'thumbon' koleget: Më vjen për të qeshur që përpiqen të më bëjnë 'diss'

Dafina 'thumbon' koleget: Më vjen për të qeshur që përpiqen të më bëjnë 'diss'

18:56, 30/09/2020

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka postuar një seri fotosh të saj, duke thumbur koleget e saj. 

Në një nga fotot, Dafina shkruan se shumë këngëtare janë përpjekur t'i bëjnë "diss", pro asaj kjo gjë i shkakton të qeshura. 

“Jam e lodhur nga ato femra që pretendojnë se janë feministe, bërtasin për ndihmë. Dhe kur ju hap një derë? Ato të kthehen kundër dhe madje edhe përpiqen… është shumë për të qeshur… ato përpiqen të të bëjnë ‘diss’ ty”, ka shkruar Dafina.

Më tej, ajo ju ka dhënë një këshillë të gjitha vajzave, duke treguar se jo çdokush që do ndihmojnë në jetë do ua kthejë me të njëjtën mënyrë. 

“Do të kem gjithmonë mbështetjen e vajzave të mia! Vajza jini vigjilente! Jo çdokush që ndihmoni është njeri i mirë! Karma ka një mënyrë shumë qeshararke për të zbuluar të vërtetën… Ti e di se kush je!”, ka shkruar këngëtarja, duke nënkuptuar se kujt i djegin fjalët e saj le t’i mbajnë.

Ajo nuk ka dhënë zemra konkret se kujt ia drejton këtë mesazh, por duket se kjo do të jetë fabula e këngës që këngëtarja do të publikojë së shpejti. 

Në vijim të postimeve Dafina ka shkruar “Zili zili”, gjë që tregon se projekti i ri do të jetë një dedikim për artistet që ajo ka përshkruar dhe se me shumë siguri do të publikohet brenda pak kohësh.

 


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco