Jennifer Aniston ka qënë gati të hiqte dorë nga aktrimi?

Jennifer Aniston ka qënë gati të hiqte dorë nga aktrimi?

16:48, 30/09/2020

Aktorja e njohur, Jennifer Aniston në një intervistë me Jason Bateman ka rrëfyer të pathëna nga jeta e saj profesionale.

Ajo ka një karrierë të gjatë e të suksesshme në ekran dhe e kemi parë aktore të dhjetëra roleve, por a ka diçka që nuk e ka kënaqur?

Në fakt po dhe ajo e ka treguar në këtë podcast.

Aniston nuk ka preferuar të përmend emrin, por e ka nënkuptuar titullin e filmit në të cilin ka luajtur.

“Të tërhiqem? Po më ka shkuar në mend para dy vitesh, por s`e kisha menduar kurrë më parë. Ishte një punë që e çova deri në fund dhe thashë uau, më mori gjithë jetën ky projekt. Dhe se di a është kjo ajo që dua” tha aktorja.

Sipas llogarive, para “The morning show”, Aniston ka xhiruar në vitin 2018 “Dumplin” dhe në vitin 2019 “Murder Mysery” .

Ndaj mendohet që filmi që e ka bërë të mendojë të heqë dorë nga karriera mund të jetë “Dumplin”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco