Kastro Zizo tregon se si alkooli po e shkatërronte dita-ditës

Kastro Zizo tregon se si alkooli po e shkatërronte dita-ditës

15:25, 30/09/2020

Këngëtari Kastro Zizo para pak kohësh është bërë baba për herë të tretë.

I ftuar në ‘Wake Up’, Kastro Zizo tregoi se si ardhja në jetë e Dantes ka ndikuar pozitivisht tek ai, duke e bërë atë një njeri akoma më të mirë.

Gjithashtu ai tregoi se ishte përsëri ardhja e Dantes në jetë, çfarë e bëri këngëtarin të hiqte dorë nga alkooli.

“Nuk rresht së thëni, kam pasur revolucion goxha të madh të brendshëm dhe në momentin që njeriu ka një vetëndërgjegjësim me veten e tij, sigurisht që edhe në raport me të tjerët i ka shumë herë më të mira. Ky 'revolucion' nuk erdhi kot por si pasojë e  një reflektimi që pata dhe disa vendimmarrjeve që pata, një ndër tyre edhe lënia e alkoolit që për shumë kohë më kishte turbulluar, më kishte marrë peng një pjesë shumë të mirë të vetes sime dhe më kishte shkátërruar dhe po më shkátërronte dita-ditës raportet me njerëzit që i doja.

Sigurisht kam përshtypjen që është mirë që njeriu ti rikthehet të së shkuarës për të reflektuar. Po lë pas pendesat që kam. Në fund fare, gjithë jeta jonë është një harddisk i vogël me kujtime dhe e mira është që të mbeten të mirat,”- u shpreh këngëtari.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco