Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur

Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur

15:57, 30/09/2020

Këngëtarja e njohur e “I Am Woman”, Helen Reddy ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. 

Ishin fëmijët e Reddy-t që kanë bërë publik lajmin e trishtë nëpërmjet një postimi në Instagram. 

“Ajo ishte një nënë, gjyshe e mrekullueshme. Zemrat tona janë thyer. Por ne e dimë që zëri i saj do jetoj me neve përgjithmonë”. 

Artistja me prejardhje nga Australia gjithashtu njihet për këngët: “Ain’t No Way to Treat a Lady”, “Delta Dawn”, “Angie Baby”, “You and me againt the world” dhe ‘cover-i’ ‘I Don’t Know How to Love Him”.

Tre nga këto këngë kanë zënë vendin e parë në “Grammy Awards” për "artisten femër me vokalin më të mirë".

Një film biografik i jetës së Reddy-t, një nënë beqare në New York deri në artisten e madhe të  "I Am Woman", i cili u dha premierë muajin e kaluar. 

Karriera e saj ka nisur në moshë të re në Australi dhe fillimisht u njoh si "artiste e muzikës jazz".

Ajo kishte lënë muzikën pas një kohe të gjatë me pretekstin se nuk kishte ndikimin si dikur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco