Dua Lipa përfshihet në debatin Trump – Biden, përqesh stilin e flokëve të presidentit amerikan

Dua Lipa përfshihet në debatin Trump – Biden, përqesh stilin e flokëve të presidentit amerikan

09:52, 30/09/2020

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka komentuar debatin e mbrëmshëm për zgjedhjet presidenciale në Amerikë mes Donald Trump dhe Joe Biden.

Dua Lipa e cila njihet për qasjen e saj kundër politikave të presidentit aktual amerikan ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram ku ka ironizuar me flokët e Donald Trump,

“70 mijë dollarë shpenzime për flokë dhe floktari i tij prapë e urren atë”, ka shkruar Dua Lipa sipër një InstaStory, duke përqeshur flokët e Trump-it.

 

Ndryshe, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kandidati demokrat për këtë post, Joe Biden, janë përplasur për disa çështje gjatë debatit të parë për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

 

Sipas një ankete të organizuar nga televizioni CNN, gjashtë në dhjetë përcjellës të debatit mes dy kandidatëve presidencialë në Shtetet e Bashkuara mendojnë se Joe Biden ka dalë fitues, ndërsa vetëm 28 për qind besojnë se debatin e fitoi presidenti aktual.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco