Vdes këngëtarja e hitit 'I am woman'

Vdes këngëtarja e hitit 'I am woman'

09:37, 30/09/2020

Ka ndërruar jetë këngëtarja Helen Reddy.

Helen Reddy, këngëtare e himnit feminist të viteve ’70 “I am woman”, vdiq të martën, sipas një deklarate në faqen e saj të fansave në Facebook. Ajo ishte 78 vjeçe, shkruan CNN.

“Me trishtim të thellë ju njoftojmë për vdekjen e nënës sonë të dashur, Helen Reddy, pasditen e 29 shtatorit 2020 në Los Anxhelos. Ajo ishte një nënë, gjyshe dhe një grua me të vërtetë e mrekullueshme”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga fëmijët e saj Traci dhe Jordan.

Këngëtarja australiane ishte e njohur edhe për hitet “Delta Dawn” dhe “Ain’t Way Way to Treat a Lady”.

Një biografi filmike e ngritjes së Reddy nga nëna beqare në Nju Jork në artiste të hitit me titull “I am woman” – u dha premierën muajin e kaluar. Filmi luhet nga Tilda Cobham-Hervey si Reddy dhe përmban një këngë të re nga mbesa e Reddy, Lily Donat.

“I Am Woman ” u lansua më 1971, por nuk arriti të rënditet e para në Billboard Hot 100 deri në dhjetor të vitit tjetër. Pastaj, më 1973 Reddy fitoi “Grammyn” e saj të parë për këngën.

“Unë do të doja të falënderoja Zotin, sepse Ai bën gjithçka të mundur,” tha Reddy në fjalimin e saj të shkurtër kur pranoi çmimin. Ajo vazhdoi të nominohet për një tjetër “Grammy” më 1976.

“Zemrat tona janë thyer,” thuhet në deklaratën e lëshuar nga fëmijët e saj. “Por ne ngushëllohemi duke e ditur që zëri i saj do të jetojë përgjithmonë.” 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco