Wow! Shifra e çmendur që Mozzik shpenzoi për veshjen e tij në ditën e lindjes

Wow! Shifra e çmendur që Mozzik shpenzoi për veshjen e tij në ditën e lindjes

18:09, 29/09/2020

Mozzik sot feston ditëlindjen e 25-të.

Ato që morën vëmendjen e të gjithëve janë dy foto të publikuara nga ai në Instagram, kur shihet i veshur gati për të udhëtuar me valixhe në duar.

Në këto foto, u komentua bluza e veshur nga ai që i përketë Loredanës, ose të paktën kështu e dimë ne, pasi reperja është shfaqur edhe më herët duke e veshur të njëjtën bluzë me këtë dizajn.

Po ashtu,  në foton e dytë shohim hijen e fotografes, që i ka realizuar reperit fotot, një bjonde për të cilën të gjithë fansat po thonë se është Loredana.

Por, a e dini sa ka shpenzuar Mozzik për look? 

Bluza e Mozzikut që është nga marka 6pm season kushton 94 euro, çantat “Louis Vuitton” njëra 1.520 euro, tjetra 1.540, pantallonat 99,90 euro, jeleku  i markës Live Fast Die Young 129 euro, kapelja nga Mbl Boston Cap 22 euro, ora Rolex 31.900 euro dhe atletet Alexander McQueen 395 euro.

Pra, Mozzik ka shpenzuar në total 35,700 euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco