60 mijë euro për të pranuar se është gay? Gazetarja italiane nxjerr zbuluar aktorin

60 mijë euro për të pranuar se është gay? Gazetarja italiane nxjerr zbuluar aktorin

17:29, 29/09/2020

Gabriel Garko zbuloi publikisht se është homoseksual para miliona shikuesve në 'Big Brother Vip' . 

Gjithashtu, aktori deklaroi se historia me aktoren Adua Del Vesco, me të cilën ka pasur një fejesë nga viti 2015 deri në 2018,  nuk ishte e vërtetë. 

Por, mesa duket çdo gjë është bërë për para, sipas gazetares Selvaggia Lucarelli. 

Selvaggia është shprehur se burime pranë saj kanë zbuluar se Garko ka marrë një pagesë të majme për të rrëfyer homoseksualitetin e tij. 

"Garko dëshironte të ndihej i lirë, por ai e bëri këtë gjë, sipas burimeve të mia, për 30,000 € për rrëfimin në Big Brother dhe 30,000 € për daljen e tij në emisionin "Verissimo" . Sa e vërtetë mund të jetë? Nuk e di", tha Selvaggia. 

Deri më tani, s'ka asnjë reagim nga aktori./Marrë nga Gossip.it/Syri.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco