Vdekja tragjike/ Motra e Naya Rivera do të jetojë me ish-bashkëshortin e aktores

Vdekja tragjike/ Motra e Naya Rivera do të jetojë me ish-bashkëshortin e aktores

16:59, 29/09/2020

Motra e Naya Rivera, Nickayla, reagoi të hënën me disa postime në InstaStory, se ajo ishte zhvendosur me ish-burrin e aktores, Ryan Dorsey, për ta ndihmuar në rritjen e nipit të saj 5-vjeçar Josey.

Modelja 25 vjeçare publikoi një sërë deklaratash duke e bërë të qartë se prioriteti i saj aktualisht është të qëndroj me nipin.

“Në pjesën më të errët të jetës time, gjëja më e rëndësishme janë miqtë dhe familja ime”, tha ajo. “Të bëj më shumë për nipin tim, se sa të tregoj për veten time”.

Ajo ka folur publikisht për vdekjes së parakohshme të motrës së saj dhe trishtimin që ka lënë tek ajo.

Trupi i Naya Rivera u gjet i pajetë në Liqenin Piru të Kalifornisë, ndërsa autopsia konfirmoi se trupi ishte i saji dhe vdekja ishte aksidentale.

Aktorja e njohur u zhduk në 8 korrik, ndërsa shëtiste me varkë me djalin e saj, Josey.

Naya dhe Ryan Dorsey u martuan në 2014, dhe u ndan në vitin 2018.  /Syri.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco