Versioni 'Disney' i këngës së Cardi B dhe mund të themi zyrtarisht se fëmijëria është shkatërruar

Versioni 'Disney' i këngës së Cardi B dhe mund të themi zyrtarisht se fëmijëria është shkatërruar

16:29, 29/09/2020

Tani ka një version “Disney” të këngës “WAP” të Cardi Bm dhe fëmijëria e njerëzve është ‘shkatërruar’.

Tamam kur mendonit se kishit parë çdo gjë rreth këngës së Cardi B dhe Megan Thee Stallion “WAP”, tani ka një version Disney dhe njerëzit janë acaruar, shkruan The Independent.

Ka pasur versione të tjera të këngës “You Belong with Me” të Taylor Swift, “Toxic” të Britney Spears, “Believe” të Cher, madje edhe Ben Shapiro kishte sukses.

Tani, mbi 50 filma të Disney janë redaktuar së bashku për të krijuar një video muzikore me të vërtetë ‘shkatërruese’ të fëmijërisë në këngën çliruese seksuale.

Dhe rezultatet janë të pabesueshme. Me regji nga Melissa Scultz dhe redaktuar nga Jonathan Schultz, video u ngarkua në YouTube të shtunën dhe tashmë ka marrë më shumë se 250,000 shikime.

Komentet e njerëzve ishin të shumta, disa e konsideruan të tepërt, kurse kishte edhe nga ata që thanë se ishte kryevepër.

Por të paktën të gjithë mund të pajtoheshin se ishte absolutisht gazmore dhe e përgatitur me ekspertizë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco