Ndërpritet seriali i ri i Can Yaman, ja arsyeja

Ndërpritet seriali i ri i Can Yaman, ja arsyeja

20:26, 22/09/2020

Can Yaman është një nga aktorët më të suksesshëm në Turqi.

Pas super suksesit të “Erkenci kus”, Can u rikthye në ekran me një serial të ri, të titulluar “Bay Yanlis” ku luan krah aktores Ozge Gurel, e cila u bë e njohur për publikun shqiptar pas serialit ‘Stina e qershive’.

Por xhirimet e serialit, janë ndërprerë ditën e sotme, pasi mediat turke raportojnë se një person nga stafi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

I gjithë stafi pritet t’i nënshtrohet tamponit, ndërsa fansat e Can janë në pritje të rezultateve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco