Rrëfehet Fjolla Morina: Ja kush ma ka dhënë pistoletën

Rrëfehet Fjolla Morina: Ja kush ma ka dhënë pistoletën

09:41, 21/09/2020

Këngëtarja kosovare Fjolla Morina u arrestua ditën e shtunë në pikë kufitare të Morinës, pasi u kap me armë zjarri me vete. Në deklaratën e saj përballë organit të akuzës, Fjolla ka pranuar autorësinë e armëve, ndërsa është shprehur se e kishte harruar në çantë.

Gjithashtu ajo ka dhënë detaje dhe mbi personin që ia ka dhënë armën, duke u shprehur se ai është nga Gjermania, por tashmë ka vdekur.

“Ju deklaroj se jam nisur nga Kosova, me makinën time, për në Tiranë pasi kam për të bërë muzikë, dhe në makinë kam pas me vete edhe persona të tjerë. Ata janë Fitim Muji, i cili është shoferi im dhe Fisnik Syla, i cili është shoku im. U futëm në Pikën Kufitarë të Kontrollit të Morinës rreth orës 02:10 minuta dhe gjatë kontrollit më kanë gjetur pistoletën në çantë dhe fishekët në makinë.

Këtë pistoletë e kam pasur në njërën prej çantave, se kam tre-katër çanta me vete, se jam nisur në Tiranë për këngë dhe këtë e kam pas prej kohësh. Armën ma ka bërë dhuratë dikush. Një miku im nga Gjermania, i cili sot nuk jeton më. Personat që ishin me mua në makinë nuk e dinin se unë kam pistoletë, pasi as vetë nuk e kam ditur se e kam në çantë pistoletën, e kisha harruar,” ka thënë Morina në deklaratën e saj.

Këngëtarja 34- vjecare po udhëtonte edhe me dy persona të tjerë, Fitim Muji dhe Fisnik Syla, të cilët kanë rënë po ashtu në prangat e policisë.

Pistoleta tip “Zoraki”, me 23 fishekë u gjet në çantën e dorës, ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë tip çakmak. Sipas Kodit Penal ajo rrezikon nga 10 deri në 20 vite burg për trafikimi të armëve të zjarrit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco