'Nuk kryej marrëdhënie para martesës'/ Fejohet këngëtarja shqiptare

'Nuk kryej marrëdhënie para martesës'/ Fejohet këngëtarja shqiptare

22:42, 20/09/2020

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aida Doçi është fejuar. 

Ajo publikoi disa foto me një unazë në gisht, dhe menjëherë nisën dyshimet.

Burime për "Prive" e kanë konfirmuar këtë zhvillim. Aida larg syrit të publikut është fejuar sipas të gjitha traditave shqiptare.

Kohë më parë, këngëtarja në një intervistë, është shprehur se "Nuk është e thënë që të jesh në një lidhje dhe të mos jesh e virgjër. Mundesh të jesh e lidhur dhe të jesh e virgjër".

"Unë në familjen time jam rritur me atë frymë që deri sa të fejohesh, deri sa të martohesh. Por jetës nuk i dihet si vjen, kanë ndryshuar kohët.

Jam me atë mendim se jam rritur me atë frymë", tha këngëtarja.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco