E konfirmuan më në fund/ Gjiko publikon videon nga festa e bebit dhe na tregon barkun e Elitës

E konfirmuan më në fund/ Gjiko publikon videon nga festa e bebit dhe na tregon barkun e Elitës

19:29, 20/09/2020

Reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi po bëhen prindër për herë të dytë dhe ky lajm ka qarkulluar prej javësh në rrjet.

Mirëpo, këto zëra janë konfirmuar vetëm ditën e sotme nga vetë Gjiko, i cili në një video të publikuar në InstaStory ka pohuar se partnerja e tij është shtatzënë, madje na ka treguar edhe barkun e saj të rrumbullakosur.
Pas të voglit Zëri, Elita po pret bebushin numër dy, mirëpo askush nuk e di gjininë e bebushit.
Për këtë arsye, çifti ka organizuar një super festë në praninë e familjarëve e miqve të tyre të afërt, për të zbuluar nëse do të bëhen me djalë apo vajzë.

Reperi dhe moderatorja shfaqen tepër të emocionuar, ndërsa Elita po dridhet nga emocionet për të zbuluar gjininë e foshnjës që do të sjellë në jetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco