Bora dhe Donaldi mund t’i kenë dhënë fund lidhjes së tyre

Bora dhe Donaldi mund t’i kenë dhënë fund lidhjes së tyre

13:22, 13/08/2020

Vetëm pak kohë më parë, moderatorja Bora Zemani dhe aktori i humorit, Donald Veshaj, vendosën të bënin publike lidhjen e tyre të dashurisë.

Ata nuk na i kursyen në rrjete sociale as momentet e ëmbla me njëri-tjetrin, duke ndarë vazhdimisht foto e video nga pushimet së bashku dhe jo vetëm.

Duke qenë se Instagram-i sot tregon thuajse gjithçka, tërhoqi vëmendjen fakti që krejt papritur, në llogaritë e Borës dhe Donaldit u zhdukën të gjitha postimet me njëri-tjetrin.

Prej ditësh nuk kemi parë më story së bashku dhe madje ata nuk ndiqen më as në Instagram.

Në fakt, nuk e dimë ç’ka ndodhur në të vërtetë mes tyre dhe shpresojmë që kjo të jetë thjesht një zënkë e momentit.

Ditëve të fundit, Bora ka vazhduar të postojë normalisht video me të voglin e saj, Arborin, ashtu si dhe Donaldi ka ndarë me ndjekësit momente nga jeta e tij e përditshme.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco