Policia ndalon shpërndarjen e albumit të reperit Mozzik...

Policia ndalon shpërndarjen e albumit të reperit Mozzik...

22:41, 08/08/2020

Në sy të Policisë Mozzik promovon albumin e tij në kohë pandemie

Numër i madh i të rinjëve janë mbledhur sot në qytetin e Mitrivicës Jugore, Vushtrri e Deçan, duke mos respektuar asnjë nga masat e Qeverisë ndaj pandemisë.

Para syve të policisë më qindra qytetarë, përfshirë edhe të moshave të mitura janë grumbullur pa respektuar asnjw nga masat e qeverisw anti COVID.Artisti në Instagram ka postuar foto dhe video nga ky turne.

Reperi Gramoz Aliu me emrin e tij artistik Mozzik sot ka shpërndarë albumin e tij në këto qytete.Mozzik ka paralajmëruar se turneu i tij për shpërndarjen e albumit do të vazhdojë edhe nesër nëpër qytete tjera, si në Prishtinë, Gjilan e Ferizaj.

Por pas lajmeve në media policia ka ndaluar atë.

Reperi Gramoz Aliu, tha se për shkaqe të mediave mashtruese që nxitën panikë, policia dha urdhër që ta ndërprejmë këtë iniciavë, tha këngëtari.

Ai shtoi se më falni por më duhet ta anulojmë shpërndarjen e albumit në qytetet e radhës duke respektuar vendimin dhe urdhërin e policisë!

Sipas tij gjithçka ishte në rregull, njerëzit ishin me maska dhe pa skandale dhe shherre.

"Do të mundohemi ta gjejmë një mënyrë tjetër për shpërndajren e albumit. Jua dua të gjithëve. Dhe ju media faleminderit i'a arritët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco