Bashkëshortja e ‘Osmanit’ feston ditëlindjen, aktori i bën surprizën e ëmbël

Bashkëshortja e ‘Osmanit’ feston ditëlindjen, aktori i bën surprizën e ëmbël

09:53, 06/06/2020

Burak Ozçivit dhe bashkëshortja e tij Fahriye Evecen janë bërë shumë të njohur për publikun shqiptar, falë roleve në serialet turke që transmetohen dhe në Shqipëri.

Fahriye ka festuar së fundmi ditëlindjen dhe në ditën e saj të veçantë nuk kanë munguar surprizat nga i shoqi.

Ndonëse i zënë me xhirimet e serialit “Osmani”, Burak e surprizoi bashkëshorten me një tortë në të cilën ishte vendosur foto e saj me djalin e tyre.

“Sa më shumë vite të lumtura si familje”-shkruhej në tortë.

Surprizën e tregoi vetë Fahriye me një postim në Instagram duke i shprehur dashurinë publikisht Burakut. “Të dua zemra ime”-shkruajti bukuroshja turke.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco