'Të paguara më 1999', Ermali vlerëson lart veprimin e doktorit ndaj veteranit të UÇK-së

'Të paguara më 1999', Ermali vlerëson lart veprimin e doktorit ndaj veteranit të UÇK-së

09:29, 06/06/2020

Një veprim, imazh e fjalë si këto ta rrëqethin shpirtin.

Një doktor shqiptar  ka bërë veprim shembullor ndaj një pacienti që ishte pjesë e UÇK-së, shkruan Syri Kosova.

Veterani kishte shkuar për kontroll, ndërsa tek pjesa e pagesës, atij iu shkrua “Të paguara më 1999”.

Ky veprim i tij u prit mirë në publik, andaj doktori u duartrokit që nuk e lejoi veteranin të paguante për kontrollën, duke pasur respekt për veprën e tij.

Këngëtari Ermal Fejzullahu ka ndarë me ndjekësit imazhin ku tregon për rastin me veteranin dhe doktorin, ndërsa shkruan “Sikur të kishte më shumë njerëz të tillë”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco