‘Ti duhesh varur në mes të qytetit...’ Eliona Pitarka i kthehet e revoltuar komentuesit

‘Ti duhesh varur në mes të qytetit...’ Eliona Pitarka i kthehet e revoltuar komentuesit

08:39, 06/06/2020

Eliona Pitarka ishte një nga personazhet e njohur të ekranit shqiptar që mori pjesë dje te protesta kundër abuzimit të vajzave shqiptare!

Ajo iu bashkua marshimit me një pankartë në të cilën shkruhej: “Kur fajësoni viktimën, bëheni palë me përdhunuesin”

Fotot nga protesta, aktorja e njohur i ka publikuar në Instagram, ku duket se ka pasur një impakt mjaft të madh.

Shumë fansa e kanë përgëzuar për veprimin por ka dhe nga ato komente personash me profile false që provokojnë ose vërtet janë aq të prapambetur.

Dikush i shkruan një koment Elionës për rastin e përdhunimit të 15-vjeçares duke i thënë se: “nëse nuk kruhesh, askush nuk të përdhunon”.

Kaq mjaftoi që aktorja t’i kthehet menjëherë komentuesit me një koment mjaft revoltues:

“Ti duhet të varesh në mes të qytetit bashkë me atë përdhunuesin bastard me këtë koment që bën”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco