Noizy dhe MatoLale publikojnë këngën ‘Adrenaline’, hiti i kësaj vere në plazhe

Noizy dhe MatoLale publikojnë këngën ‘Adrenaline’, hiti i kësaj vere në plazhe

19:31, 05/06/2020

Repstari shqiptar Noizy, i njohur si këngëtari më i kërkuar dhe më i paguar shqiptar i dekadës së fundit, prej një kohe të gjatë ka paralajmëruar, se është duke punuar në disa projekte të reja muzikore. Por përmes një postimi në rrjetin social Instagram, reperi ka bërë të ditur se ka lançuar këngën e tij më të re.

“Adrenaline” titullohet ajo dhe vjen si një bashkëpunim me reperin MatoLale. Për muzikën e projektit është përkujdesur Rvchet, ndërsa miksimin dhe masterizimin e ka punuar Marenglen Boja.

Sikurse edhe në çdo projekt tjetër, Noizy ka shfaqur vajza dhe makina luksoze në klip, e për të gjithë këtë vizualitet kanë punuar Endi Hoxha dhe Fatlum Nerguti. Projekti muzikor tashmë gjendet në të gjitha platformat digjitale, duke arritur një numër të konsiderueshëm klikimesh dhe pritet të shndërrohet edhe në hitin e kësaj vere.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

kush tjeter ka pas me bo?

A post shared by NOIZY OTR (@noizy) on

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco