Meral hakmerret dhe poshtëron Defnen në mes të klasës, nesër në 'Lule të vetmuara'

Meral hakmerret dhe poshtëron Defnen në mes të klasës, nesër në 'Lule të vetmuara'

18:30, 05/06/2020

Emine i kërkon falje Mesudes. Gratë e burgut e urdhërojnë Nazanin të bëjë punët e qelisë. Songyl ia mban të fshehtë Gynejit lidhjen e Ekremit me Banun. Avokati i Nazanit i kërkon paratë mbrapsht Kemalit.

Meral hakmerret ndaj Defnes duke e poshtëruar në mes të klasës. Defne mbetet edhe pa mikeshat e saj të cilat e lënë në baltë. Xhemre sulmon Defnen në shkollë dhe i kërkon llogari. Mert shkon në shkollë për të takuar Kaderin dhe habitet kur mëson se ajo vjen nga jetimorja.

Defne dhe Meral shkojnë të takojnë nënat e tyre në burg. Meral gjen rastin të tallet sërish me Defnen ndërsa kjo e fundit është shumë e lënduar. Nazan i kërkon Defnes të qëndrojë e fortë ndërsa Seher dhe Meral bëjnë plane për t’u larguar nga Stambolli pas daljes nga burgu./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco