Dua Lipa nuk i ka punët mire, arsyeja është një postim i publikuar nga ajo

Dua Lipa nuk i ka punët mire, arsyeja është një postim i publikuar nga ajo

08:34, 04/06/2020

Një postim që këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, mesa duket është bërë shkaktar i shumë problemeve për të.

Ajo publikoi një shkrim nga regjisori amerikan Vin Arfuso, që shprehej kundër veprimeve të IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) ndaj palestinezëve.

Postimi i referohej gjithashtu vrasjes së George Floyd dhe përfshinte disa hashtagë të tillë si “HumanRights (Të drejtat e njeriut)” dhe “fighting for justice (duke luftuar për drejtësi)”.

Pikërisht ky postim ka marrë kritika të shumta dhe këngëtarja është detyruar që ta fshijë më vonë.

Fansat izraelitë janë zemruar me të dhe e akuzuan Duan që po mban një anë pa e ditur mirë çështjen se për çfarë bëhet fjalë.

Por nuk mbaron këtu gjithçka.

Ata madje tanimë kanë filluar një peticion në Izrael dhe po bëjnë thirrje që këngët e saj të ndalohen në Army Radio dhe Galgalatz.

“Jerusalem Post” shkruan se Organizata “Im Tirzu” kontaktoi Ministrin e Kulturës, Chili Tropper dhe Ministrin e Mbrojtjes, Benny Gantz për të kërkuar që peticioni të merret seriozisht dhe të ndalohet transmetimi i këngëve të saj.

Në këtë postim që i ka hapur telashe Dua Lipës shkruhej: “Ndërsa të gjithë janë në humor të flasin për të drejtat e njeriut, kjo është ajo që ndodh çdo ditë në Palestinë, paguar nga dollarët e taksapaguesit tanë.

Dua Lipa është njohur me regjisorin Arfuso përmes partnerit të saj, modelit amerikan Anëar Hadid, vëllai i supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid, të cilët gjithashtu kanë bërë komente negative për Izraelin disa herë në të kaluarën.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco