Intervistë me ‘Kaderin’/ Aktorja na zbulon personazhin e saj të preferuar deri tek fobia më e madhe që ka

Intervistë me ‘Kaderin’/ Aktorja na zbulon personazhin e saj të preferuar deri tek fobia më e madhe që ka

20:57, 03/06/2020

Aktorja turke Çagla Irmak është bërë shumë e njohur në vendin tonë me rolin e “Kaderit” në serialin “Lule të vetmuara”. Ajo tashmë është kthyer në një nga personazhet më të pëlqyer nga publiku dhe me siguri jeni kuriozë të dini më shumë për të. Çagla ka zbuluar më shumë për veten në një intervistë me pyetjet që i kanë bërë fansat dhe këtë intervistë “revistawho.com” jua sjell në vazhdim.

Si ka mundësi që je kaq e ëmbël? Kështu je gjithmonë?

Kader: Si mund t’i përgjigjem kësaj pyetje? Faleminderit shumë që mendon kështu!

Të pëlqen të zbukurohesh?

Kader: Ka ditë që nuk dua të bëj fare makjazh, ka ditë të tjera që më mungon të bëj makjazh. Varet nga dita në ditë.

Çfarë lloj muzike të pëlqen?

Kader: Dëgjoj çdo lloj muzike, por më pëlqen më shumë muzika rock, turk alternative

Çfarë pëlqen të bësh në kohën e lirë?

Kader: Më pëlqen të bëj sport, të lexoj, të shoh filma…

Ku do doje të jetoje?

Kader: Në Norvegji

Cili është ushqimi jot i preferuar?

Kader: Mashurka

Cila është ngjyra jote e preferuar

Kader: Bluja

Cili është aktori jot i preferuar?

Kader: Nga të huajt më pëlqen Ryan Gosling ndërsa nga aktorët turq Kivanç Tatlitug

Cila mendon se është aktorja më e bukur?

Kader: Scarlett Johansson dhe Natalie Portman

Nga çfarë ke fobi?

Kader: Fobia ime më e madhe është humbja e njerëzve të dashur.

Çfarë nuk duron dot?

Kader: Gënjeshtrat

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco