As nuk e imagjinoni sa paguajnë në ditë Meghan dhe Harry për sigurinë e tyre

As nuk e imagjinoni sa paguajnë në ditë Meghan dhe Harry për sigurinë e tyre

20:33, 02/06/2020

Pak ditë më parë, disa burime për mediat amerikane bënë të ditur se Meghan dhe Harry ishin të frikësuar për sigurinë e tyre dhe të djalit, pasi kishin parë disa dronë të flulturonin mbi shtëpinë e tyre në Los Angeles.

Ndërsa tani, Daily Mail bën me dije se çifti mbretëror ka punësuar një skuadër që do të kujdeset për sigurinë e tyre.

Deri këtu s’ka asgjë të çuditshme. Ata janë pjesë e familjes mbretërore dhe janë shumë të famshëm, kështu që është normale që të shqetësohen për sigurinë e tyre. Por e dini sa e paguajnë ata skuadrën e sigurisë vetëm për një ditë?

As më pak dhe as më shumë se 7000 paundë. Po, e lexuat mirë!

Sipas Daily Mail, kompania që merret me sigurinë e tyre punon edhe me njerëz të tjerë të fuqishëm dhe të famshëm, si: Jeff Bezos, Tom Hanks, Madonna, Cher etj.

Kështu që, kjo shifër është e kuptueshme.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco