#Nretrospektivë, ndryshimi i Gentiana Ismailit ndër vite

#Nretrospektivë, ndryshimi i Gentiana Ismailit ndër vite

14:34, 01/06/2020

Gentiana Ismaili, apo, siç njihet sot si Genta Ismaili, karrierën e ka nisur menjëherë pas luftës në Kosovë.

Një vajzë energjike e me një stil ndryshe, Genta fitoi zemrat e publikut me këngët e saj që kanë qenë HITE ndër vite.

Mirëpo, duke kaluar koha, Genta Ismaili ndryshoi stilin e muzikës, por, edhe pamjen.

Syri.net Kosova, çdo të hënë do t’iu sjell në retrospektivë nga një këngëtar/e, kësaj radhe po e nisim me Genta Ismailin.

Pamja në flokë, fytyrë e veshje dhe ndryshimi i tyre deri më sot, do të jetë fokusimi në këto shkrime.

GENTA ISMAILI

‘Kthehu’ është një nga këngët e saj të para, të cilat ajo e finalizoi me klip. Një vajzë me ca kile të tepërta, me vetulla të holla e me flokë të gjata dhe me një vallëzim shumë të ‘çmendur’ ishin disa veçoritë e Gentës së ‘moçme’.

Me të njëjtin ritëm, këngëtarja vazhdoi edhe në vite tjera, por, flokët çdoherë e më interesant në stil, të mos themi shumë ‘palidhje’.

Image

Të tillë këngëtarja e kishte edhe veshjen, me bluza me ngjyra e modele jo të mira, por që në atë kohë ishin shumë IN.

Bluzat vjollce apo të kaltra me shumë xixa, sot shihen shumë demode.
Image

Genta ka ecur në hap me modën për këto vite, duke sjellë ndryshime në pamje, por, duke mos iu shpëtuar operacioneve plastike, siç e dëshmon fotoja më poshtë, në hund, buzë e mollëza.

Image

Madje, këngëtarja e zvogëloi gjoksin, por, kësaj radhe, jo për t’u dukur seksi, por, për shkak të problemeve që kishte me shpinë, nga pesha e madhe e kësaj pjese të trupit.

Pos operacioneve, shpeshherë këngëtarja ndryshoi ngjyrën e flokëve dhe përshtatet me trendin e vetullave të trasha dhe ndryshoi totalisht stilin e veshjes.

Image

Edhe paruket ishin pjesë e saj, herë tullace, herë me flokë me ngjyrë të kaltër.

Image

Image

Sidoqoftë, sot si 36 vjeçare, Genta Ismaili ka ndryshuar totalisht në pamje dhe duket më e bukur se kur ishte e re në fillim të karrieres.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

@sellmakasumoviq @kacilleshi

A post shared by Genta Ismajli (@genta.ismajli) on

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco