Lladrovci ‘bëhet’ reper me stile, takohet me Don Xhonin

Lladrovci ‘bëhet’ reper me stile, takohet me Don Xhonin

14:55, 29/05/2020

I pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim reperin Don Xhoni, i cili vjen nga kjo komunë.

Bashkë me reperin ishte edhe vëllai i tij që njihet si lojëtar i virtuale online soccer manager, e njohur ndërkombëtarisht si loja më e popullarizuar e futbollit, shkruan Syri Kosova.

Kryetari Lladrovci ka përgëzuar Leonardin dhe Don Xhonin për të arriturat e tyre dhe u ka uruar suksese në punën që bëjnë.

Ndërsa, Don Xhoni, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen dhe ka shtuar se çdo hap i karrierës së tij, nuk do të harroj vendin e lindjes, Drenasin dhe do të mundohet që ta bëjë krenare vendlindjen dhe shtetin.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco