Kastro publikon foton e rrallë me partneren dhe e uron me fjalë zemre

Kastro publikon foton e rrallë me partneren dhe e uron me fjalë zemre

14:12, 28/05/2020

Në fillim të muajit maj, Kastro Zizo u bë baba për herë të tretë.

Partnerja e tij Sara solli në jetë një vogëlush, të cilin dyshja e pagëzoi me emrin Dante.

Image

Në llogarinë e tij në Instagram, Kastro ndau me ndjekësit lajmin e bukur se është bërë baba, mirëpo pozat me partneren kanë qenë të rralla.

Ditën e sotme, si rrallëherë këngëtari ka publikuar një foto me mamanë e fëmijës së tij, teksa e uron për ditëlindje me një urim të thjeshtë, por të ëmbël.

“Edhe 100 shpirt! Të dua”- shkruan Kastro krahas fotos së tyre, duke e shoqëruar shkrimin me një zemër të kuqe.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco