Liberta Spahiu indiferente ndaj izolimit: Jam tip shpellare që rri mbyllur

Liberta Spahiu indiferente ndaj izolimit: Jam tip shpellare që rri mbyllur

22:46, 08/04/2020

Për programin “Rudina” në Tv Klan këtë pasdite në një lidhje në Skype ishte moderatorja dhe autorja e programit shumë të dashur në Kosovë “Prive”, Liberta Spahiu.

Ajo ndodhet në shtëpinë e saj e izoluar për shkak të situatës, por tregoi se edhe në ditë normale, nuk preferon të dalë shpesh. Është tip që i pëlqen të rrijë mbyllur ose të dalë me miqtë e saj të ngushtë në lagjen ku jeton.

Liberta Spahiu: Sa i përket pjesës që jemi të izoluar dhe nuk kemi mundësi të dalim shpesh, unë nuk jam personi që dal shpesh edhe kur nuk ka qenë situatë e tillë. Jam një tip shpellare që rri mbyllur ose rri me shokët dhe  miqtë e mi të ngushtë këtu në lagjen ku këtu jetoj. Për sa i përket veshjeve shyqyr që kemi Instagramin dhe Facebookun, edhe pse shumica e fytyrave publike dhe vajzave që merrem me televizion krejt çfarë bëjnë janë veshjet e reja që i blejnë dhe që i veshin, shumica e rasteve ndodh që i veshin për në Instagram. Nuk është se ne kemi ndonjë eveniment, ose diçka që ndodh shumë shpesh në Kosovë dhe në Shqipëri që të kesh mundësi të vishesh çdo javë ose çdo dy javë./tvklan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco