Ronela Hajati ‘godet’ me mesazhin e fundit: ‘Kush është i keq me mua, është i ...’

Ronela Hajati ‘godet’ me mesazhin e fundit: ‘Kush është i keq me mua, është i ...’

22:00, 08/04/2020

Ndryshe nga çdo postim i mëparshëm i saj, Ronela Hajati ka zgjedhur që me anë të disa fotove ku shfaqet mjaft e qeshur të japë një mesazh motivues dhe pozitiv për ndjekësit në rrjetet sociale.

“Ardhja në jetë është dhurata më e bukur që mund të jepet. Çdo njeri ka ciklin dhe qëllimin e tij. Çdo gjë është relative, kush është i keq me mua, është i mirë me dikë tjetër. Ta duam jetën dhe njerëzit më shumë. Kujdesuni. Më ka marrë shumë malli për ju”, ka shkruar këngëtarja krah postimit të fundit.

Hajati ka treguar se i mungon shumë rutina e saj dhe gjithçka që dëshiron është t’i kthehet normalitetit.

Vetëm pak javë para se të niste vetizolimi, Ronela publikoi projektin e saj më të fundit muzikor ‘Pare’, i cili u prit mjaft mirë nga fanat e saj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco