Dua Lipa thotë se e ka lënë duhanin dhe alkoolin për të mbrojtur zërin e saj

Dua Lipa thotë se e ka lënë duhanin dhe alkoolin për të mbrojtur zërin e saj

18:48, 08/04/2020

Dua Lipa thotë se ndërpreu pirjen e duhanit dhe alkoolit për të mbrojtur zërin e saj.

Dua Lipa zbuloi se në përpjekje për të mbrotjur zërin, ajo ka hequr dorë nga duhani dhe pirja e alkoolit, shkruan DailyMail.

Autorja e hitit “One Kiss”, 24 vjeçe, e cila arrin gati të renditet e para në Mbretërinë e Bashkuar këtë fundjavë me albumin “Future Nostalgia”, tha se ndërmori disa masa për të ruajtur vokalin.

Dua, e cila aktualisht është e izoluar në Londër me të dashurin Anwar Hadid, 20 vjeç, është e njohur për dashurinë e saj për festat dhe mbrëmjet.

Ajo tha për “The Sun”: Unë nuk konsumoj produkte të qumshtit kur këndoj.

“Unë gjithashtu kam ndaluar pirjen e duhanit kur jam në turne”, shtoi këngëtarja.

Autorja e hitit “New Rules” është detyruar të shtyjë turneun e saj evropian “Future Nostalgia” për shkak të pandemisë koronavirus.

“Ishte e dhimbshme të shtyja turneun, por të gjithë duhet të jemi të sigurt. 2021 do të jetë viti ynë, mendova se 2020-ta do të ishte”.

Pas kthimit nga turneu në Australi, Dua kishte gjetur banesën e saj të përmbysur në Londër për shkak të renovimeve të fiqnjve.

Për shkak të pandemisë, Dua vendosi që ta publikojë më herët albumin e saj “Future Nostalgia”, i cili u lansua më 27 mars.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco