VIDEO/ ‘Xhihan’ i kushton këngë Koronavirusit, ‘Gylperi’ dhe ‘Defne’ reagojnë ashpër

VIDEO/ ‘Xhihan’ i kushton këngë Koronavirusit, ‘Gylperi’ dhe ‘Defne’ reagojnë ashpër

20:59, 06/04/2020

Një veprim i aktorit Erkan Petekkaya ka bërë që kolegët t’i kthehen kundër. Erkan i cili njihet si “Xhihan” nga seriali “Fate të kryqëzuara” i kushtoi një këngë Koronavirusit me nota humori. Ai postoi një video ku shfaqej duke kënduar dhe stafi e shoqëronte.

Pas këtij veprimi të aktorit kanë reaguar dy koleget e tij Nurgul Yesilçay e njohur si “Gylperi” dhe Elçin Sangu e njohur si “Defne”. “Çfarë halli kemi ne dhe çfarë bëjnë këta! Mos u çmendni! Turp për stafin”-tha Elçin Sangu.

Ndërsa Nurgul Yesilçay e cila nuk i ka marrëdhëniet aspak të mira me Erkanin, shkruajti: “Droga është e dëmshme! Alkoli është i dëmshëm! Budallallëku është i dëmshëm! Por një egoist është akoma më i dëmshëm!”.

Pas kritikave, mediat turke shkruajnë se Erkan Petekkaya është detyruar të mbyllë Instagramin për pak kohë dhe më vonë e rihapi sërish.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco