Karantinim në parajsën mbi tokë por nga halli

Karantinim në parajsën mbi tokë por nga halli

15:46, 06/04/2020

Olivia dhe Raul De Freitas janë aktualisht në muajin e tyre të mjaltit, në një vendpushim me pesë yje, në Maldives, një komb i përbërë nga më shumë se një mijë ishuj të vegjël idilikë në Oqeanin Indian.

Çifti mbërriti në këtë ishull ëndrrash më 22 mars.

Sapo kryen ceremoninë e tyre të martesës çifti nga Afrika e Jugut, zgjodhën destinacionin e preferuar për të kaluar 6 ditë muaj mjalti.

Image

Mirëpo për shkak të pandemisë së koronavirusit ata kanë ngecur në këtë parajsë ekzotike.

Të sapomartuarut u njoftuan, u përpoqën në të gjitha mënyrat të ktheheshin në shtëpi.

Por autoritetet e Maldives kishin njoftuar gjithashtu bllokimin  e të gjitha fluturimeve për shkak të pandemisë, duke ndaluar çdo udhëtar të huaj, që të kthehej në atdhe.

Image

Ata kërkuan ndihmë pranë Konsullatës së Afrikës së Jugut në Maldives dhe ambasadës më të afërt të Afrikës së Jugut, në Sri Lanka, por një përfaqësues u tha atyre, përmes WhatsApp, se kishte rreth 40 afrikanë të tjerë të ngecur në Maldives dhe se opsioni i tyre i kthimit për në shtëpi do të ishte të punësonin një avion charter, me shpenzimet e tyre, për 104,000 dollarë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco