Rita dhe Elena dëshirojnë të jenë vullnetare në luftën kundër COVID19

Rita dhe Elena dëshirojnë të jenë vullnetare në luftën kundër COVID19

13:19, 06/04/2020

Rita dhe motra e saj Elena duan ta japin kontributin e tyre për shëndetësi.

Rita Ora dhe motra e saj Elena janë paraqitur pranë Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS) për t’u angazhuar si vullnetare, shkruajnë mediat e huaja.

Këtë e bëri të ditur nëna e tyre, Vera Ora, gjatë një interviste për revistën ‘Hello’.

“Ajo është shumë e vendosur që ta bëjë pjesën e saj. Ajo (Rita) dhe motra e saj e madhe, Elena, janë në mesin e 750.000 njerëzve që kanë aplikuar për të ndihmuar dhe për ta ndaluar sëmundjen që po na vjen te dera dhe që po e lodh shërbimin shëndetësor. Ato do të jenë në mesin e njerëzve që shpërndajnë pajisje mjekësore, mbledhin receta, i kontrollojnë të moshuarit dhe i telefonojnë njerëzit e vetmuar dhe të lëndueshëm të komunitetit”, u shpreh Vera.

Revista në fjalë ka bërë të ditur se Vera Sahatçiu, e cila ka qenë mjeke e përgjithshme dhe pastaj psikiatre e kualifikuar (por që ishte pensionuar para disa vitesh), do të ndihmojë në parandalimin e problemeve mendore dhe do t’u ndihmojë grave perinatale (shtatzënave dhe nënave të reja) që janë të ekspozuara nga ndaj COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco