Koronavirusi/ Placido Domingo shtrohet në spital

Koronavirusi/ Placido Domingo shtrohet në spital

10:01, 30/03/2020

Veterani i operas, Placido Domino, një nga yjet më të mëdhenj të botës, është shtruar në spital me komplikacione të lidhura me koronavirusin e ri.

79-vjeçari po merrte trajtim në një spital në Meksikë.

Zëdhënësi tha se ai do mbetet në spital për aq kohë sa thonë mjekët.

Më 22 mars, Domingo tha se është prekur nga koronavirusi. Ai shtoi se është i prekur nga vala e mesazheve mbështetëse që ka marrë.

Këngëtari kishte dhënë dorëheqje së fundmi nga Opera e Los Angeles pas akuzave për ngacmim seksual.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco