Lufta ndaj koronavirusit/ Modeli shqiptar, i martuar me miliarderen kineze jep lajmin e madh

Lufta ndaj koronavirusit/ Modeli shqiptar, i martuar me miliarderen kineze jep lajmin e madh

19:30, 29/03/2020

Modeli shqiptar Rolando Lekaj, i cili prej vitesh jeton në Kinë, bashkë me bashkëshorten e tij miliardere kanë vendosur të dërgojnë 200.000 maska mbrojtëse për doktorët shqiptarë, që po luftojnë kundër koronavirusit.

Lajmin e ka dhënë vetë Lekaj, I cili shprehet se po e bënë ktë gjest për Shqipërinë që e do kaq shumë.

Në fund modeli i bën thirrje shqiptarëve, të qendrojnë në shtëpi, pasi është një ndihmë shumë e madhe në këto ditë.

Kujtojmë që Rolando Lekaj ka lidhur kurorë prej dy vitesh me biznesmenen shumë të fuqishme miliardere nga Kina, me të cilën ka dhe një djalë.

Ai shkruan:

“Kam nderin dhe kenaqesine te ndaje me ju miqe te dashur kete lajm te mire per Shqiperine tone te dashur. Une dhe Nusja ime kemi vendosur te ndihmojme Shqiperine ne keto dite te veshtira.

Se shpejti do arrijne nga Kina 200.000 maska mbrojtese per HERONJTE TONE (DOKTORET) qe po luftojne me armikun e padukshem ne vijen e pare te Luftes.

Per Shqiperine qe duam duhet qe gjithe bashke te bejme aq sa eshte e mundur. Te qendroni sa me shume ne shpi eshte nje ndihme shume e madhe ne keto dite”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco