Banu pajtohet me Sedatin dhe i jep lamtumirën Kaderit, nesër në “Lule të vetmuara”

Banu pajtohet me Sedatin dhe i jep lamtumirën Kaderit, nesër në “Lule të vetmuara”

19:24, 25/03/2020

Mesude vendos të hakmerret ndaj Nazanit por pendohet. Xhemre nuk pranon të largohet nga jetimorja dhe të jetojë me hallën e saj. Toprakut i del gënjeshtra.

Kader i merr leje Sedatit dhe e çon Derinin në park. Banu rrëmben Derinin. Kader ndihet fajtore që i besoi të ëmës ndërsa Sedat shqetësohet për të bijën.

Banu duke mos patur asnjë rrugëzgjidhje e çon Derinin tek Sedati. Derin i kërkon të atit të bashkohet me Banun dhe të jetojnë së bashku.

Vedat pajtohet me Banun dhe vendosin të shpërngulen jashtë shtetit. Banu shkon të takojë për herë të fundit Kaderin. Kader ndahet zemërthyer nga e ëma por shoqet i gjenden pranë. Gokhan shkon në shtëpi dhe gjen të atin.

Ai debaton me të atin dhe nuk e pranon dot në shtëpi. Halla e Xhemres bën një marrëveshje me Nazanin. Songyl, Ejlyl dhe Xhemre i kthejnë buzëqeshjen Kaderit./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco