Alarmi i kreut të OEK/ Dëme milionëshe nga OSHP, një investitor serioz mund të largohet nga Kosova

Alarmi i kreut të OEK/ Dëme milionëshe nga OSHP, një investitor serioz mund të largohet nga Kosova

11:26, 22/02/2020

Berat Rrukiqi, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, ka alarmuar në lidhje me mundësinë e largimit të investitori serioz nga Kosova.

Përmes llogarinë personale në Facebook, Rrukiqi i ka bërë thirrje qeverisë Kurti që të ndërmerr veprime në reformimin e OSHP-së, pasi, mund sjell deri në largimin e investitorëve, shkruan Syri Kosova.

Madje, kryetari ka bërë edhe një listë të arsyeve se përse duhet që të reformohet ky organ.

“Ja nje liste e arsyeve pse duhet te reformohet ky organ:

- është bërë simbol i vendimeve te padrejta për bizneset;

- këto vendime po dëmtojnë me miliona euro buxhetin e vendit, shume me shume se numri i madh i ministrive;

- këto vendime po forcojnë monopole te kompanive ne fusha te ndryshme te prokurimit publik;

- Një vendim i javëve te fundit nga ky organ, ka gjasa ta largoj se paku një investitor serioz që prodhon ne Kosove dhe te dekurajoj edhe shume te tjerë” tha ndër tjera ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco