Abdixhiku e jep lajmin: Anulohet tenderi për autostradën Prishtinë - Gjilan

Abdixhiku e jep lajmin: Anulohet tenderi për autostradën Prishtinë - Gjilan

16:11, 21/02/2020

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se kjo ministri ka anuluar tenderin 110 milionësh për autostradën Prishtinë-Gjilan.

Abdixhiku ka thënë se me këtë vendim i kthehet ligjshmëria procesit të rëndësishëm financiar.

“Sot Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka anuluar tenderin 110 milionësh të shpallur pa miratim buxhetor në kohën e tranzicionit qeveritar. Me këtë vendim, ne i kthejmë ligjshmërinë një procesi të rëndësishëm financiar për vendin. 110 milionë euro s’mund të shpenzohen pa ligj; jo në këtë epokë të re qeverisëse”, ka thënë Abdixhiku, shkruan Syri.net Kosova.

Ministri Abdixhiku ka thënë poashtu se projekti për autostradën do të vazhdojë dhe është prioritet i qeverisë së re.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco