Anulohet tenderi për tepison, ishte për zëvendësit e Kurtit

Anulohet tenderi për tepison, ishte për zëvendësit e Kurtit

23:23, 19/02/2020
Gjatë ditës së djeshme u raportua në media për një aktivitet të prokurimit nga Ministria e Administratës Publike, që kishte të bënte me blerjen e një tepisoni për zyrën e Albin Kurtit. Mirëpo, ky tepison nuk kishte qenë për zyrën e Albin Kurtit siç ishte raportuar por për katin ku janë të vendosur zyrat e zëvendëskryeministrave. Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka dy zëvendëskryeministra. Avdullah Hotin dhe Haki Abazin. Megjithatë, kjo thirrje për tender, për blerjen e tepisonit është anuluar gjatë ditës së sotme. Këtë e kanë konfirmuar nga Ministria e Administratës Publike, e cila edhe e kishte hapur tenderin, pas kërkesës që u kishte shkuar nga sekretari i Zyrës së Kryeministrit. “Gjatë ditës së sotme ka ardhur kërkesa tjetër  nga i njëjti burim nëpërmjet të cilës kërkohet anulimi i kërkesës së datës 5.02.2020, që nënkupton se veprimi për renovim anulohet”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Administratës Publike. Kërkesa për blerjen e tepisonit nga sekretari i ZKM-së, i kishte shkuar MAP-it me 5 shkurt, 2 ditë pas votimit të Qeverisë së Kosovës. “Më, 5.02.2020 në Departamentin për Standarde dhe Politika të Inxhineringut dhe Menaxhimit të ndërtesave Qeveritare ( DSPIMNQ), që ndodhet në kuadër të Administratës Publike ka ardhur  një kërkesë nga Sekretari i ZKM për renovim në katin e III-të të ndërtesës së Qeverisë, ku është i vendosur zëvendëskryeministri”, thuhet në mes tjerash në përgjigjen e MAP-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco