Arkitektura shqiptare pjesë e konkurseve ndërkombëtare

Arkitektura shqiptare pjesë e konkurseve ndërkombëtare

21:05, 17/02/2020

Me datë 11.02.2020 në Hilton Garden Inn u zhvillua në Tiranë, edicioni i tretëi forumit ndërkombëtar SHARE-ARCHITECTS (forum mbi arkitekturën dhe inxhinierinë).

Share Tirana 2020 përbehej nga një panel folësish nga 9 vende të ndryshme me një program interaktiv konferencash, debate, ekspozita, etj. Ajo që binte në sy ishte se për herë të parë paraqitej në Shqiperi edhe edicioni i “Share Future Projects Awards”.

Gjatë8 orëve aktiviteti priti një numër të madh profesionistësh në fushën e arkitekturës . Në këtë aktivitet u mbajtën fjalime përshëndetëse, leksione si dhe u ndanë njohuri të shumta të fushës nga arkitektë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të rrjetit SHARE.

Njëkohësisht u zhvillua edhe konkursi “Share Future Project Award “ nëtë cilin pasi u prezantuan projekte të parapërzgjedhura nga studio arkitekture vendase dhe të huaja u vlerësuan studio fituese në 2 kategori:

-Rezidenciale, zyrat dhe hapësirat e punes.

-Hotel – SPA – Restorante

Image

Juria për kategorinë hoteli, përbëhej nga arkitektët e mirënjohur Frédéric Druot, Davide Macullo, Victor Grosu.

Fitues në kategorinë e hotelerisë u shpall “Atria Studio” me projektin “Amber Hotel”.

“Atria Studio” është një kompani e themeluar në vitin 2017 nga Ark.Enola Martopullo (Muhametaj). Në stafin e kësaj studio bëjnë pjesë një grup arkitektësh dhe inxhinierësh, të cilët i karakterizon talenti, motivimi dhe përkushtimi për arritjen e objektivave të larta. Fushat e veprimtarisë së studios janë: projektimi arkitektonik, planifikimi urban, projektimi i interierit dhe peizazhit, projektimi i strukturave, i sistemeve mekanike, elektrike, si edhe zhvillimi i studimeve të ndryshme mjedisore.

Image

Edhe pse themelimi i studios daton 3 vite më parë, eksperienca profesionale individuale e arkitektëve dhe inxhinierëve kryesorë eshtë mbi 10 vite.”Atria Studio”ka realizuar me sukses projekte të shumta në këto 3 vite, që nga interiere banimi e biznesi, deri në kampus universitar e komplekse banimi e shërbimesh me kapacitet të gjërë.

Vlen për t’u përmendur se studiot e përzgjedhura të cilat konkuruan dhe prezantuan projektet përkatese ishin studio dinjitoze me projekte shumë të mira.

“Amber Hotel” ishte nje sfidë më vete, pasi projekti u bazua në përshtatjen e një godine ekzistuese të amortizuar.Ajo ishte ngritur në vitin 2004, për t’u lënë mëpas në harresë deri në ndërhyrjen nga Atria Studio në vitin 2019.

Image

Mbi këtë strukture ekzistuese u bë një punë serioze dhe u arrit të shndërrohej në një hotel me mbi 40 dhoma, i kuruar në detaje si në zgjidhje teknike ashtu edhe nëatë estetike.

Image

Projekti i“Atria Studio” u vlerësua mëçmimin e parë nëeventin Share Tirana 2020, në kategorinëe hotelerisëtë konkursit “Share Future Project Award” për kompleksitetin dhe vështirësinë e zgjidhjes së projektit si nga ana arkitektonike ashtu edhe nga ajo strukturore, për zgjidhjen dhe shpërndarjen e funksioneve në plan, për përmbushjen e kërkesave të porositësitpavarësisht kufizimeve të gjendjes ekzistuese të struktures.

Image

Konkurimi vijon në nivel ndërkombëtar, në Bukuresht në nëntor të këtij viti. Pjesë e garës janë fituesit e çdo vendi ku zhvillohet aktiviteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco