Rukiqi: 12 vjet shtet, 12 probleme në ekonomi

Rukiqi: 12 vjet shtet, 12 probleme në ekonomi

18:07, 17/02/2020

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi në 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ka radhitur 12 probleme ekonomike, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas Rukiqit, këto janë problemet që presin zgjidhje me prioritet:

1. Shkallë e lartë e rrezikut politik

2. Shkallë e lartë e pasigurisë juridike për bizneset

3. Informaliteti i lartë

4. Varësia buxhetore nga të hyrat doganore

5. Papunësia e lartë dhe shumë vende pune që nuk plotësohen kurrë, si pasojë e mungesës së shkathtësive të fuqisë punëtore

6. Eksport në vlera simbolike dhe deficit i lartë tregtar

7. Rritje ekonomike e varur nga investimet publike dhe diaspora

8. Vendime politike me dëme në ekonomi

9. Nepotizmi dhe korrupsioni në administratën publike

10. Mungesa e sigurisë energjetike

11. Ikja e trurit

12. Aktivitet i ulët ndërmarrës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco