Rekord i tregjeve të aksioneve në Evropë

Rekord i tregjeve të aksioneve në Evropë

11:50, 17/02/2020

Tregjet e aksioneve në Evropë arritën në nivel rekord të hënën. Listës i priu sektori i prodhimit të veturave pas masave të Kinës për kufizimin e ndikimit ekonomik të koronavirusit në industri dhe tregti.

Duke pasur parasysh që disa kompani evropiane, sidomos ato të veturave, varen nga Kina si pjesë e zinxhirit furnizues, tregjet lokale pritet të shënojnë rritje pas masave të qeverisë kineze.

Kina e zvogëloi shkallën e interesit dhe i hoqi disa taksa në përpjekje për ta kufizuar ndikimin e koronavirusit, nga i cili deri më tash kanë vdekur më shumë se 1700 persona.

Sidoqoftë, disa kompani shënuan rënie, përfshirë prodhuesit gjermanë të herbicideve, Bayer AG dhe BASF si dhe prodhuesin francez të aeroplanëve, Airbus.

Ndryshe, shumë prodhues evropianë të veturave kanë fabrika në Kinë për shkak të kostos më të ulët të prodhimit, shkruan “Reuters

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco