Marrëveshjet biznesore me Serbinë, ngjallin një shpresë të vogël për ekonominë

Marrëveshjet biznesore me Serbinë, ngjallin një shpresë të vogël për ekonominë

17:50, 25/01/2020 Nga Dardan Gashi

Marrëveshja për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, e cila është nënshkruar gjatë kësaj jave dhe paralajmërimet për një marrëveshje për transportin hekurudhor mes këtyre dy shteteve të ndërmjetësuara nga ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i cili shërben si i Dërguar Special Presidencial për Negociatat Paqësore të Serbisë dhe Kosovës kanë zënë në befasi pothujase të gjithë.

Këto marrëveshje, po shihen si mundësi që të ndikojnë për së miri jo vetëm në aspektin politik në përmirësimin e marrëdhenieve mes këtyre dy shteteve, por edhe në aspektin ekonomik.

Njohësit e ekonomisë, po i shohin me skepticizëm për shkak të së kaluarës mes këtyre dy vendeve, por në anën tjetër mirëpresin eliminimin e barrierave për bizneset kosovare.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, për Syri.net Kosova thotë se këto marrëveshje janë shumë inkurajuese.

“Marrëveshja për rikthimin e fluturimeve komerciale Kosovë-Serbi, por edhe kjo e fundit për rikthimin në funksion të linjës hekurudhore Kosovë-Serbi janë përgjigje në kërkesat e bizneseve në takim me ambasadorin Grenell, prandaj janë shumë inkurajuese konkretizimet e këtyre iniciativave”, tha Zeka.  

Sipas tij, pas marreveshjeve duhet të punohet shumë në reduktimin në kostot e transportit të mallrave, si dhe do të ofrojë mundësi të re për nxitjen e eksporteve nga Kosova në Evropë

“Marrëveshjet do të sjellin përfitime në aspektin ekonomik, meqë do të lehtësojnë lëvizjen e njerërzve dhe të mallrave, megjtihatë nevojitet të punohet më tej edhe në heqjen e barrierave të tjera të natyrës tarifore dhe jotarifore në tregtinë ndërmjet shteteve të rajonit. Rivendosja e komunikacionit hekurudhor ndërmjet  Kosovës dhe Serbisë, do t'u mundësojë bizneseve reduktimin në kostot e transportit të mallrave, si dhe do të ofrojë mundësi të re për nxitjen e eksporteve nga Kosova në Evropë, thotë Zeka per Syri.net Kosova.

Në anën tjetër, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, për Syri.net Kosova thotë se historia e mosimplementimit të marrëveshjeve nga Serbia sjell skepticizëm, por si të tilla janë të mirëseardhura për bizneset në Kosovë.

Bizneset, mirëpresin çdo eleminim të barrierave për lëvizje të lirë të mallrave dhe shërbimeve dhe lidhjet më të mira infrastrukturore me vendet tjera, por siç e tha edhe z.Grenell të kota janë lidhjet infrastrukturore, pa pas çka të transportohet, pra duhet zhvillim dhe eksport për me përfitu nga çdo marrëveshje.

Të mirëseardhura këto marrëveshje, i sheh edhe kryetari i organizatës ‘Konsumatori’ Selatin Kaçaniku. Ai për Syri.net Kosova thotë se përveç përfitimeve të shumta nga udhëtimi marrëveshja për linjën ajrore mund të sjellë edhe përfitime të tjera. 

Kjo linjë mund të sjellë hapjen e linjave ajrore, më të shkurtëra, nëpërmes hapsirës ajrore të Republikës së Sërbisë, tani për tani, pa qasje. Hapja e linjave të reja  mund të sjellë edhe avio-operatorë të rinjë si dhe çmime më të lira e udhëtime më komode.

Sipas tij, agazhimi i operatorit prestigjioz nga Gjermania / Evropa e me rejting Botëror, “Lufthanza” ka domethënie të shumëfishtë.

Sipas Kaçanikut, është e natyrshme dhe e pritshme që çmimet e biletave  në këtë linjë të re të ulen.

“Edhe trendi i avio-biletave  në Gadishullin Ilirik, Evropë e Botë po shprehë garë e tendencë uljeje. Ulje do të ketë edhe në transportin rrugor e hekurudhor si dhe në transportin “ me urgjencë “ të mallrave me aeroplan - kur të hiqen  taksat”, tha Kaçaniku.

Por pritja më e madhe sipas Kaçanikut është te “liberalizimi i çmimeve“ në tregun e brendshëm ose shmangja nga ndikimi politiko-lieberalist i politikanëve dhe i menaxhmentit të Aeroportit si dhe nga pjesëmarrësit në kartelizimin e tregut ajror të Kosovës.

Ndërsa analisti Mustafë Kadriaj, për Syri.net Kosova, vlerëson se çdo hap drejt lehtësimit të lëvizjes së njerzve dhe mallrave është për tu përshëndetur.

Në bazë të agjendës së bisedimeve po dëshmohet që marrëveshja përfundimtare nuk do jetë si paketë, por si duket do të ketë skenarin e trajtimit të secilës temë veç e veç deri sa të shtjerrën të gjitha temat kontestuese nga të dy palët, por kjo do merr kohë.

Por sipas tij, kalendari kohor do i arrijë dy efekte, opinioni do i pranon më lehtë marrëveshjet veq e veq dhe njeherit sa më shumë vite që bëhen nga përfundimi i luftës kujtimet dhe emocinet tek qytetarët janë më të zbehta që rrjedhimisht do jenë më të pranueshme sepse njeherit zëri kundërshtues do jetë më i vogël.

Si përfundim , Kadriaj vlerëson se çdo opsion tjetër perveç negociatave është i dëmshëm për Kosovën, kështu që me një partneritet me SHBA-në Kosova do e rehabilitojë vetën në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Kujtojmë se, Kosova ende nuk ka në menaxhim hapësirën e lartë ajrore të Kosovës. Në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjen teknike ushtarake të vitit 1999, por edhe me ligjet e tanishme në Kosovë, komandanti i misionit të KFOR-it, përkatësisht NATO-s, është përgjegjës për sigurinë e hapësirës ajrore të Kosovës.

 

Ndërsa linja që dikur lidhte Kosovën me Serbinë, aktualisht nuk është funksionale për shkak të tensioneve të vazhdueshme politike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Që nga vitit 2008, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, linja që lidhte Kosovën me Serbinë përmes Mitrovicës, nuk është funksionale

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco