Një mal me shkelje në Ujësjellësin 'Prishtina'

Një mal me shkelje në Ujësjellësin 'Prishtina'

17:08, 25/01/2020

Zyra Kombëtare e Auditimit,ka gjetur se aspektet financiare në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” janë përkeqësuar në vitin 2018 krahasuar me vitin paraprak.

Në vitin 2017, auditori kishte dhënë një opinion të ‘kualifikuar’ për pasqyrat financiare të kësaj ndërmarrjeje publike, kurse në vitin 2018 opinioni i auditorit ishte i ‘kundërt’.

Auditori duhet të japë një opinion të kundërt nëse, pasi ka marrë dëshmi auditimi të mjaftueshme dhe të përshtatshme, auditori arrin në përfundimin se keq-deklarimet, ose individualisht ose së bashku, janë edhe materiale edhe të përhapura në pasqyrat financiare, thuhet në shpjegimet e bëra. 

Zyra Kombëtare e Auditimit, në raportin e auditimit të ‘KRU Prishtina’ 2018 ka thënë se “pasqyrat Financiare Vjetore për vitin 2018, nuk paraqesin një pamje të drejtë dhe të vërtetë, në të gjitha aspektet materiale”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco