Rritja ekonomike 4 për qind në vitin 2019

Rritja ekonomike 4 për qind në vitin 2019

11:33, 25/01/2020

Ministri në detyrë i Financave, Lulëzim Rafuna përmes një konference për media ka prezantuar të arriturat e kësaj ministrie gjatë vitit 2019.

Rafuna vitin 2019 e quajti të suksesshëm duke thënë se rritja ekonomike ishte 4 për qind, ndërsa tha se edhe të hyrat buxhetore janë rritur për rreth 6.8 për qind.

E mbushësit kryesorë të “kuletës së shtetit” mbetet Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovës.

Këto dy së bashku kanë mbledhur rreth 1.6 miliardë euro.

Ai falënderoi këto dy institucione për përformancën e jashtëzakonshme të treguar, por edhe Policinë e Kosovës për asistencë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco