VIDEO/Drejtori i Policisë i bashkohet klubit të luksit në Brezovicë

VIDEO/Drejtori i Policisë i bashkohet klubit të luksit në Brezovicë

17:20, 20/01/2020

Vila ose shtëpi pushimi luksoze që kushtojnë prej mijëra euro po ndërtohen në Brezovicë. Këto ndërtime në këtë pjesë turistike të Kosovës i kanë bërë kryesisht njerëzit më të fuqishëm të Kosovës. 

Aty prona e shtëpi për pushime në të shumtën e rasteve kanë njerëzit e biznesit, politikës dhe krerë të institucioneve.

E vilë në Brezovicë po del të ketë edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. 

Agjencia e Lajmeve FaktePlus ditë më parë ka mësuar për ndërtimin e kësaj shtëpie pushimi dhe ka siguruar edhe pamje të saj.

Meqë shefi i Policisë këtë pronë në vlerë të mijëra eurove nuk e ka bërë publike kurrë deri më tani, ka nxitur edhe interesimin për të. 

Kjo pasi, krerët e institucioneve janë të detyruar me ligj të deklarojnë gjithë pasurinë e tyre.

E se kjo vilë ka për pronar Qalajn, e ka konfirmuar edhe vetë ai. 

Por, për këtë “sekret” Rashit Qalaj ka folur vetëm pas interesimit që ka bërë kjo agjenci.

“Tokën e kam ble në fillim të këtij viti së bashku me bashkëshorten time. Kemi filluar ta ndërtojmë diku në fund muajit korrik apo fillim të muajit gusht”, tha Qalaj.

Pra, tokën prej 3 ari, siç deklaron vetë Qalaj e ka blerë në fillim të vitit 2019 në vendin e quajtur Orlovica të Brezovicës, porse nuk dihet se sa mijëra euro i kanë kushtuar saktësisht 3 ari e 28 metra.

Por, në një prononcim, Qalaj tregon se ku i mori paratë dhe sa i ka kushtuar ndërtimi i kësaj shtëpie për pushime.

“Në fakt në muajin korrik kemi aplikuar me shoqen time për kredi në bankën NLB këtu në Prishtinë, të cilën e kemi marrë bashkërisht. Vlera e kredisë ka qenë 30 mijë euro dhe kemi lidhur marrëdhënie kontraktuale me një kompani për ndërtimin e një shtëpie pushimi në Brezovicë, e cila është në ndërtim e sipër. Diku madhësia e tokës është 328 metra katror, 3 ari e 28 metra i bie. Ndërsa shtëpia e pushimit është në ndërtim e sipër”, tregon Qalaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco