A ulet çmimi i biletave nga Prishtina me linjën Prishtinë-Beograd?

A ulet çmimi i biletave nga Prishtina me linjën Prishtinë-Beograd?

16:12, 20/01/2020

Nisjen e fluturimit Prishtinë - Beograd dhe anasjelltas, si hap pozitiv në procesin e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi e ka konsideruar, kryetarja e Alternativësm Mimoza Kusari-Lila.

“Përveç atyre që kanë interes të fluturojnë në Beograd, më e rëndësishme është hapja e hapësirës ajrore të Serbisë për fluturimet tjera për në Kosovë”, ka thënë ajo.

Sipas saj nejse kjo marrëveshje përfshin edhe Aeroplanët të cilët destinim e kanë Prishtinën nga kudo tjetër, atëherë ky sukses do të ketë ndikim përmbajtësor në jetën e gjithë udhëtarëve për Prishtinë dhe nga Prishtina.

“Udhëtime tona nga aeroporti i Prishtinës janë më të gjata dhe më shtrenjta si rrjedhojë e devijimit që janë të detyruar të bëjnë të gjithë aeroplanët për të mos fluturuar mbi Serbi, pasi hapësira e tyre ajrore është e mbyllur për avionët që destinim e kanë Kosovën. Rrjedhimisht ne paguajmë biletat më shtrenjtë dhe udhëtojmë më gjatë që nga përfundimi i luftës në Kosovë”, ka shtuar Kusari-Lila..

“Nëse nuk është arritë edhe hapja e hapësires ajrore të Serbisë për Kosovën, për të gjitha fluturimet për në Prishtinë, korridori i fluturimit vetëm për një aviokompani me destinim Prishtinë - Beograd ka efekt të kufizuar”, përfundon ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco