Është koha e krijimit të Zonës Ekonomike Zvicerane

Është koha e krijimit të Zonës Ekonomike Zvicerane

14:38, 20/01/2020

Kosova dhe Zvicra, suksesshëm kanë arritur të mbajnë dhe avancojnë marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe politike, tha kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj.

Ai tregoi se sot në takim me Stefan Sarkany, President i Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe shërbimeve Zvicër – Kosovë theksova se pas vendimit për Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane dhe Parkun Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman, është koha e krijimit të Zonës Ekonomike Zvicerane, me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik dhe partneritetit mes dyja vendeve, për të cilën ide do të nisim përgatitjet e nevojshme.

Haradinaj, tha se kanë biseduar edhe për krijimin e hapësirës së përfaqësimit të diasporës tonë në Zvicër, në Parlamentin e Kosovës, si një veprim i duhur dhe i nevojshëm.

"Zvicra është një nga vendet mike të Kosovës që ka ndihmuar shumë në shtetkrijim dhe shtetndërtim dhe tani ky raport, duhet të avancohet në marrëdhënie konkrete, profesionale bilaterale, në të mirë të ekonomisë së vendit dhe diasporës tonë", tha kryeinistri në detyrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco